Boks

“The Albanian King”, kundër Chris Jenkins, SuperSport sjell drejtpërdrejt duelin: Dua fitore të bindëse

Florian Marku është gati për ndeshjen e radhës, të shtunën në mbrëmje, event që do të transmetohet në SuperSport për kënaqësinë e të gjithë shqiptarëve që e ndjekin me interes “mbretin” e ringut apo siç njihet ndryshe në Londër, “The Albanian King”. Në një intervistë ekskluzive për SuperSport, ai shpreh konsideratë për kundërshtarin Chris Jenkins.

“Është një nga kundërshtarët më të mirë më të cilët jam ndeshur. Ka shumë përvojë me 30 ndeshje të zhvilluar, por unë jam përgatitur shumë dhe mezi po e pres. Duhet një fitore e bindshme, që emri im të respektohet më shumë.”

Normalisht, përgatitja për këtë sfidë është perfekte, Marku ka ndërruar ekip, palestër, trajner për kondicionin fizik dhe çdo gjë tjetër që do t’i duhet për të arritur fitoren e radhës.

“Kam ndërruar ekip, trajner, atë që merret me kondicionin fizik. Jam shumë i lumtur me të gjitha gjërat.”

Shqiptarët kanë ende nostalgji për ndeshjet e Florianit në Kickbox dhe MMA, por për momentin, ashtu siç konfirmon vete Marku, fokusi është 100% te boksi profesionist dhe rekordi i tij gati perfekt me 10 fitore dhe 1 barazim, natyrisht asnjë humbje për boksierin tonë.

“Jam 100% i fiksusar në boks. Jam I lumtur si po shkojnë gjërat. Unë e kam shumë qejf Kickboxin, kerrierën time në MMA me shtatë fitore, por kam probleme me dorën, me kapjen, kështu që nuk mendoj se mund të kthehem.”  

Lajmi i mirë është që së shpejti mund ta shohim duke u ndeshur në Tiranë gjë, çka gëzon çdo shqiptar, që mund të shohë “live” një nga boksierët më të mirë të të gjitha kohërave, për sa i përket vendit tonë.

“Jam shumë I kënaqur, kam nënshkruar një kontratë të madh që pak sportistë e kanë në këtë fushë. Kam firmosur me Sky Sport zhvillimin e katër ndeshjeje dhe dashtë Zoti një prej tyre ta zhvillojmë në Shqipëri. E rëndësishme për momentin është ndeshja e së shtunës, më pas do të diskutojmë për takimin në Tiranë. Unë nuk po shoh jetë përtej boksit, jam I përkushtuar 100%. Pa këtë përkushtim nuk arrihet asgjë në jetë.”

Duke filluar nga ora 20:00 e së shtunës, SuperSport do transmetojë “live” pragsfidën e Florian Markut me një emision të dedikuar e me pas me komentin “live”. Të gjithë të pasionuarit e boksit presin fitoren e “Mbretit Shqiptar” të Ringut.

 

 

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency