Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“The Best FIFA Football Awards”, si votuan kapitenët dhe trajnerët e Shqipërisë dhe Kosovës

Lionel Messi u shpall “Lojtari më i mirë” në ceremoninë e edicionit të shtatë të “The Best FIFA Football Awards”, që u organizua në Paris.

Ylli argjentinas, i cili fitoi më në fund Kupën e Botës me Argjentinën e tij të dashur, triumfoi në garën e fortë me Karim Benzema dhe Kylian Mbappe.

Po si votuan kapitenët dhe trajnerët e Shqipërisë dhe Kosovës? Sylvinho, Alain Giresse, Etrit Berisha dhe Amir Rrahmani, nuk kishin dyshime në lidhje me të mirin.

Të katërt zgjodhën Lionel Messin si preferencën kryesore. Trajneri i kombëtares kuqezi futi edhe Neymarin, bashkëpatriotin e tij, në treshe.

Lexo edhe:

Ndërkohë, portieri Etrit Berisha, përveç “pleshtit” votoi për Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Ndër të preferuarit e Rrahmanit, i cili po shkëlqen me Napolin, nuk mungoi Vinicius Junior, ylli i Real Madrid.

SHQIPËRIA
Etrit Berisha: Lionel Messi, Erling Haaland, Kylian Mbappe.
Sylvinho: Lionel Messi, Karim Benzema, Neymar.

KOSOVA
Amir Rrahmani: Lionel Messi, Kylian Mbappe, Vinicius Junior.
Alain Giresse: Lionel Messi, Karim Benzema, Kylian Mbappe.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...