Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“The Sun” hedh dritë mbi merkaton e Realit dhe “bën” formacionin e Zidane

Zinedine Zidane pranoi të rikthehet te Reali i Madridit, me premtimin e Florentino Perezit, që në verë do të bëhet një merkato e pasur në emra, për të rikthyer madrilenët në garën për të triumfuar sërish në Europë. Kaq mjaftoi që mediat të shfrenojnë fantazinë dhe të përfshijnë një sërë emrash, në listën imagjinare të preferencave të skuadrës madrilene.

Megjithatë “The Sun” sot ka shkuar më tej, duke analizuar emrat në hyrje dhe në dalje të Realit të Madridit, si dhe duke zbuluar një formacion të “Los Blancos” në sezonin e ardhshëm.

Kështu sipas tabloidit anglez, Toni Kroos, Gareth Bale, Marcelo dhe Amarcos Asensio janë në listën e futbollistëve që do të paketojnë valixhet për t’u larguar nga Madridi.

Parave të tyre, do t’u shtohen të tjera nga Perez, për të bërë një merkato spektakolare me emrat në hyrje, ku pritet që të vijnë elementë mjaft të njohur të këtij sporti.

Kështu përveç Eder Militaos që është blerë tashmë, madrilenët do të synojnë afrimin e Grimaldos në mbrojtje, Pogba dhe Declan Rice në mesfushë, dhe Hazard e Mbappe në sulm.

Po sipas “The Sun”, madrilenët tashmë kanë vënë në vijë edhe marrëveshjet për afrimin e Pogba e Hazard, ndërsa në verë do të përqendrohen kryesisht për të marrë Mbappenë dhe mesfushorin 19-vjeçar të West Hamit. Më poshtë është edhe formacioni i Realit të Madridit, për sezonin e ardhshëm, gjithmonë sipas “The Sun”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...