Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“The Times”: Pesë ofertues japin 5 miliard paund, situata te Manchester United

Pronarët e Manchester  United, familja Glazers, janë vënë në presion të madh të tifozëve kohët e fundit, për shkak të rezultateve sportive dhe tentativës për ta bërë klubin pjesë të projektit të Superligës së Europës.

Thirrjet e tifozëve që Glazers ta shisnin klubin kanë qenë të shumta, ndërkohë që ditët e fundit është përfolur shumë për interesimin e një fondi nga Katari për ta blerë gjigantin e futbollit anglez.

“The Times” shkruan se janë gati pesë ofertues që janë të gatshëm të ofrojnë deri në 5 miliardë paund për ta blerë Manchester United. Fondi i lidhur me familjen mbretërore të Katarit mendohet se mund ta kalojë këtë shifër.

Gjithsesi, banka Raines në Nju Jork që po menaxhon shitjen e United besoj se çmimi i klubit mund të bëhet për 6 deri në 8 miliardë paund. Familja Glazers pret ofertat konkrete dhe deri më tani vetëm multimilioneri britanik, Sir Jim Ratcliffe, ka dalë hapur dhe ka shprehur interesin për ta blerë Manchester United.

Ratcliffe madje ka hedhur hapa konkretë, duke u këshilluar me bankat “Goldman Sachs Group Inc.” dhe “JPMorgan Chase & Co.” Për të bërë një ofertë për blerjen e Manchester United. Bankat do të mbulojnë vlerën e borxhit të klubit anglez, që kap shifrën e 800 milionë dollarëve.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...