Serie A

Thellohet kriza te Napoli, tifozët vërshëllejnë skuadrën pas ndeshjes

Thellohet edhe më tej kriza te Napoli, që mbrëmjen e sotme nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në sfidën përballë Genoas në stadiumin “San Paolo”, me tifozët që në përfundim të takimit nuk i kursyen vërshëllimat për të besuarit e Carlo Ancelottit.

Pas një jave të tensionuar, të shkaktuar nga rezultatet negative të javëve të fundit, që kulmuan me revoltën e lojtarëve ndaj presidentit të klubit dhe refuzimin e urdhrit të tij për të qëndruar të grumbulluar deri mbrëmjen e sotme.

Sfida në “San Paolo” nisi e vrullshme për vendasit, që arritën të shënojnë shpejt, por goli i Insignes u anulua për një pozicion jashtë loje në nisje të aksionit, ndërsa gjatë 90-minutave të besuarit e Ancelottit shpërdoruan mundësi të shumta për gol.

Edhe Genoa zbriti disa herë rrezikshëm, duke i shkuar pranë golit veçanërisht me Pinamontin, por një ndërhyrje vendimtare e Koulibaly ruajti të paprekur kuadratin e portës së Napolit, që gjithsesi dështoi të fitojë në të katërtën ndeshje me radhë.

Me tre barazime dhe një humbje në 4 javët e fundit, Napoli shkon vetëm në kuotën e 19 pikëve dhe shikon që të jetë plot 12 pikë larg kreut, shifër kjo që mund të rritet nëse Juventus do të mposhtë Milanin nesër dhe ëndrra titull duket e venitur tashmë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency