Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Thembra e Akilit” është mbrojtja, Daja e di ku “çalon” Skënderbeu

Fenomeni “Skënderbeu”, i vështirë për t’u shpjeguar. Një skuadër që pëson 4 gola nga Laçi dhe pastaj fiton dy ndeshje radhazi, duke mposhtur Bylisin surprizë të kampionatit dhe i jep edhe një leksion futbolli Tiranës pretendente, duke futur në krizë bardheblutë. Futbolli nuk ka rregulla të ngurta dhe shpesh nuk ndjek as logjikën e megjithatë, sidomos duke u nisur nga dy ndeshjet e fundit, është e lehtë të konstatosh diferencat me sulmit dhe mbrojtjes.

Skënderbeu, pavarësisht riformatimit dhe vështirësive, edhe pse numerikisht nuk është i bollshëm, ka elementët cilësorë që bëjnë diferencën. Dejvi Bregu mbetet një ndër lojtarët më të mirë të Kategorisë Superiore, gjithmonë rrezik për kundërshtarët, i aftë të ndryshojë lojën në një episod, po ashtu Nazmi Gripshi, pavarësisht moshës së re, është një 22-vjeçar i sprovuar në kampionat prej disa sezonesh dhe këtë vit ka marrë më shumë përgjegjësi që ndërthurur me formën e mirë fizike e bëjnë të jetë vendimtar, kryegolashënues i skuadrës me 4 finalizime.

Qendra e sulmit ndërkohë me Blerim Krasniqin ka një lojtar që krijon volum e hapësira e madje këtë sezon po shënon më tepër se vitin e shkuar. Në formë të mirë janë një treshe që mund të mposhtë çdo kundërshtar, gjithmonë nëse mban mbrojtja.

Në të vërtetë është “thembra e Akilit” këtë vit për skuadrën e Ilir Dajës, 22 gola të pësuar, po aq sa Luftëtari, lë pas vetëm mbrojtjen e Flamurtarit, që ende nuk ka shijuar fitoren e pare. Arsyeja është e thjeshtë: bëhet fjalë për një repart të riformatuar nga e para e madje me improvizime të rëndësishme, ku Bruno Ditës i është dashur të zhvendoset në rolin para portierit.

Pikërisht për këtë arsye Ilir Daja është fokusuar veçanërisht në aspektin mbrojtës. Me më pak gola të pësuar, Skënderbeu i tij mund të jetë surpriza e vërtetë e kampionatit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...