Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Theodoridis: E kemi për detyrë ta ndihmojmë Kosovën

Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, së bashku me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe sekretarin e përgjithshëm, ka pritur sekretarin e përgjithshëm të UEFA-s, z. Theodore Theodoridis, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, z. Thierry Favre dhe z. Denis Bastari. Fillimisht presidenti Ademi i ka uruar mirëseardhje sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s dhe e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që ai personalisht, por edhe zyrtarët e tjerë të UEFA-s, i kanë dhënë FFK-së.

“Më kujtohet shumë mirë telefonata juaj për presidentin Vokrri, një ditë para pranimit dhe ka qenë normalisht një bisedë shumë e rëndësishme. Edhe ish-presidenti Vokrri ka pasur një respekt të madh për ju dhe të njëtin respekt e keni nga të gjithë ne që jemi pjesë e futbollit të Kosovës dhe do të jemi falënderues gjithmonë për mbështetjen dhe këshillat që na i keni dhënë. E ndjej veten shumë mirë që të gjithë ne kemi qenë bashkëpunëtorë të tij për një kohë të gjatë dhe do të vazhdojmë ta mbajmë miqësinë dhe korrektësinë që ai ka pasur me UEFA-n. Federata jonë ka filluar ta rimarrë veten pas vdekjes së ish-presidentit Vokrri dhe kemi filluar me projektet rreth ndërtimit të stadiumeve me përkrahjen e UEFA-s e FIFA-s. Po ashtu shumë shpejt do të nisim edhe me Kompleksin Sportiv të Kombëtares në Obiliq. Do të vazhdojmë edhe me rinovimin e selisë së FFK-së, derisa krahas përmirësimit të infrastrukturës jemi duke punuar në zhvillimin dhe ngritjen e nivelit në ligat tona, duke përfshirë edhe futbollin e femrave”, – u shpreh ndër të tjera presidenti Ademi.

Ndërsa Theodoridis është shprehur i lumtur që gjendet sërish në Kosovë dhe që tani FFK është anëtare e UEFA-s, pasi herën e parë kishte qenë para pranimit.

“Jam i lumtur që jam në këtu në selinë e FFK-së. Keni pasur vetëm dy zyra të vogla dhe më vjen mirë që tani keni hapësira shumë më të mëdha dhe kushte më të mira për punë. Jam po ashtu i lumtur që nga vizita ime e parë këtu kanë ndryshuar shumë gjëra për mirë, pasi jeni pranuar në UEFA e FIFA dhe keni zhvilluar edhe shumë ndeshje si me kombëtaren tuaj, ashtu edhe me ekipet në garat evropiane. Më vjen mirë që sonte do të jem në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri” për ta ndjekur ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe dhe pa dyshim se kjo është një gjë shumë e mirë që tani ju ndeshjet do t’i luani në shtëpinë tuaj. Ne e kemi për detyrë të ndihmojmë federatat anëtare dhe do ta vazhdojmë përkrahjen për ju”.

Në fund, presidenti Ademi u ka dhuruar mysafirëve nga një plaketë dhe nga një fanellë të Kombëtares së Kosovës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...