Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Theu rregullat e lirimit me kusht, arrestohet Greenwood/ Kontaktoi vajzën që e akuzon

Nuk kanë fund telashet për Mason Greenwood i cili gjendet nën akuzë nga një vajzë 18-vjeçare. Studentja pretendon se sulmuesi i Manchester United ka abuzuar seksualisht me të, e ka dhunuar si dhe e ka kërcënuar se do t’i marrë jetën. Greenwood që u arrestua në muajin janar pas disa fotove dhe videove të publikuara ku dalloheshin qartësisht shenjat e dhunës tek vajza, fitoi lirinë me kusht në muajin shkurt.

Por, tashmë është sërish në telashe dhe rrezikon të përfundojë pas hekurave duke qenë se ka thyer rregullat e lirimit me kusht dhe ka kontaktuar me vajzën që e denoncoi. Policia e Manchesterit është njoftuar menjëherë dhe do të dalë në një përfundim pasi të marrë në pyetje lojtarin me Greenwood që rrezikon shumë.

Në rrisk është edhe karriera si futbollist e 21-vjeçarit me klubin e Manchester United që për momentin e ka pezulluar britanikun edhe pse vijon të paguajë rrogën e tij prej 75.000 paund në javë. Por, nëse akuzat provohen dhe Greenwood shpallet fajtor, atëherë “njolla” do ta dëmtonte në çdo aspekt, sidomos atë profesional.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...