Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Theu rregullin shtatëvjeçar, mbrojtësi boshnjak nuk pranon shiritin me ngjyra

Veprimi i lojtarit të Sheffield United, Anel Ahmedhodžic për të mos mbajtur shiritin me ngjyrat e komunitetit LGBT në sfidën e Premier League përballë Liverpoolit, ka krijuar shumë polemika në media. Në mungesë të kapitenit të parë Egan dhe zëvendësuesit të tij, Basam, shiriti shkoi në krahun e lojtarit boshnjak.

Por, ndryshe nga shokët e tij, ky i fundit mbajti një shirit nga ata të zakonshmit, pa ngjyrat e komunitetit LGBT. Në skuadrën e Sheffield United kishte shtatë vite që shiriti ishte me ngjyrat e komunitetit LGBT, megjithatë Ahmedhodžic vendosi të bënte ndryshe.

Lexoni edhe:

Pas sfidës, trajneri i Sheffield United, Chris Wilder u mundua të justifikonte veprimin e lojtarit të tij duke theksuar se Ahmedhodžic nuk e dinte për rregullin e skuadrës në lidhje me shiritin.

“Ai nuk e dinte në lidhje me shiritin. Nuk kishte asnjë vendim personal apo të klubit për të mos mbajtur shiritin me ngjyrë që e kemi zakonisht”, u shpreh Wilder.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...