Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Theu stolat në “Air Albania”, arrestohet edhe një 19-vjeçar, jepet masa për tre të tjerë

19-vjeçari me inicialet F.Z., banues në Tiranë, është arrestuar nga policia pasi akuzohet se gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi ka thyer stolat e stadiumit “Air Albania” dhe ka hedhur sende të forta në fushën e blertë. Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”

Po sot, Gjykata e Tiranës caktoi masat e sigurisë për tre të arrestuarit e tjerë. Në burg është lënë Ledio Guni, i cili dëmtoi stolat gjatë ndeshjes Kukësi-Tirana. Ndërkohë që për Guri Marajn dhe Kujtim Brakën, dy tifozët e tjerë që hodhën çakmakët në fushë në ndeshjen Bylisi-Partizani, është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Për ndeshjen e bardhebluve kundër Kukësit, ku u shkatërruan 164 stola, janë shpallur në kërkim edhe 9 persona të tjerë, ndërsa gjashtë janë proceduar penalisht.

Përveç shkatërrimit të stolave disa prej tifozëve hodhën edhe sende të forta në fushë, më së shumti shishe uji. Ata akuzohen konkretisht për dy vepra: “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” si dhe “Shkatërrimi i pronës”. Sipas policisë personat e arrestuar, të proceduar dhe të shpallur në kërkim janë kapur në flagrancë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...