Futboll

Thiago Alcantara “barazon” kapitenin Henderson me Insiesta-n dhe Xavi-n

Thiago Alcantara ka pasur një karrierë brilante, pasi mesfushori i Liverpool më parë ka veshur edhe fanellën e Barcelonës dhe Bayern Munich.

Një karrierë e gjatë, me ulje-ngritje në aspektin personal, por spanjolli gjithmonë ka qenë i rrethuar nga “yje”, madje me shumicë.

31-vjeçari i ka surprizuar të gjithë me deklaratën e fundit, pasi lojtari i dalë nga akademia e Barcelonës ka vendosur në të njëjtën “peshore” Jordan Henderson, si një  nga mesfushorët më të mirë me të cilët ai ka luajtur.

“Jordan Henderson është një nga më të mirët me të cilët kam luajtur në jetën time. Ai është i përsosur dhe një lider i vërtet” – tha spanjolli.

Një deklaratë që ka trazuar disi tifozët katalanas, pasi Thiago më parë ka ndarë repartin me lojtarë si Iniesta dhe Xavi.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency