Futboll

Thiago nostalgjik: Mos më krahasoni me dyshen Xavi-Iniesta, ja pse u largova nga Barça

Dikur pjesë e Barcelonës, sot tek Bayerni i Mynihut, Thiago Alcántara konsiderohet si një prej futbollistëve më të talentuar që ka nxjerrë akademia e katalanasve. Në një intervistë, mesfushori u ndal pikërisht te largimi i tij nga ekipi blaugranas në vitin 2013 drejt bavarezëve, në kërkim të mundësive më të mëdha për të luajtur:

“Gjithmonë kam dashur të luaj sa më shumë, e kur pashë që me fanellën e Barcelonës nuk ishte e mundur, u largova. Doja të isha i lumtur për të luajtur futboll, për mua kjo është më e rëndësishme edhe së një trofe. Barçës do i jem gjithnjë mirënjohës, por nuk doja të isha thjesht një nga të shumtët”.

Lojtari me origjinë braziliane, dikur krahasohej shpesh me mesfushorët legjendarë Xavi e Iniesta. Pavarsisht se i konsideron lojtarë të mëdhenj, Thiago deklaroi se nuk i kanë pëlqyer kurrë këto krahasime në fillimet e karrierës së tij:

“Nuk i kam patur qejf kurrë këto gjëra, Xavi e Iniesta janë dy lojtarë të pakrahasueshëm. Lojtarët e akademisë gjithmonë e kanë ëndërr të luajnë për ekipin e parë, dhe kur shohin që mundësitë janë të pakta, largohen. Nuk e di nëse në të ardhmen do të kthehem tek Barça, jam i përqëndruar vetëm tek ky sezon”.

Mesfushori i Kombëtares së Spanjës konsiderohet si një pikë kyçe jo vetëm e iberikëve, por gjithashtu edhe e Bayernit të Mynihut.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top