Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Thiago Silva rrëfen pengun pas eliminimit: E vështirë të gjesh fjalë…

Për të pestin edicion të Kupës së Botës radhazi, Brazili nuk ia del të shkojë përtej çerekfinaleve, teksa mbrëmjen e sotme ishte Kroacia ajo që e mposhti 4-2 me penallti dhe i preu biletën për në shtëpi.

Kjo Kupë Bote ishte e fundit për kapitenin e “Selecaos”, Thiago Silva, i cili menjëherë pas ndeshjes ishte i pari që mori guximin të flasë për mediat, teksa nuk e fshehu hidhërimin për këtë eliminim të parakohshëm.

“Është e vështirë të gjesh fjalë në këto momente. Unë kam marrë disa vendime, që lidhen me përfaqësuesen, por edhe jetën personale, megjithatë kam keqardhje që si futbollist nuk arrita ta fitoj kurrë Kupën e Botës. Është një rrëzim i hidhur, por duhet të shohim përpara dhe të ringrihemi sa më shpejt, pasi na presin të tjera objektiva”, deklaroi Thiago Silva.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...