Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Henry prezantohet te Monaco: Dua të ndjek gjurmët e Wenger e Guardiolas

Një legjendë tek Arsenali dhe Barcelona, ndërkohë që karrierën e kishte nisur tek Monaco. E pikërisht aty, tek klubi nga principata, Thierry Henry do të provojë eksperiencën e tij të parë si tranjer, duke marrë kështu vendin e Leonardo Jardim. E pikërisht kjo është gjëja që ka krijuar njëfarë ndarjeje të tifozëve, për sa i përket këtij vendimi të drejtuesve. Si futbollist, Henry ka fituar gjithçka, ndërkohë përvoja e tij e vetme është ajo e zëvëndës-tranjerit të Belgjikës. 41-vjeçari është njohur gjithmonë si një njeri i thjeshtë dhe modest, e këto cilësi i shfaqi edhe në konferencën e tij të parë përpara mediave franceze:

“Monaco ka një vend të veçantë në zemrën time, këtu kam shënuar golin e parë si profesionist dhe jam rritur shumë nën drejtimin e Wenger. Dëshiroj të falenderoj paraardhësin tim, Leonardo Jardim, i cili do të ngelet gjithmonë në historinë e këtij ekipi, për ato çfarë ka arritur. Për sa i përket modeleve që kam si tranjerë, ata janë padyshim Wenger dhe Guardiola, shpresoj të jem i suksesshëm si ata”.

Kampionë të Francës në sezonin 2016-2017, ku gjithashtu arritën në gjysmëfinalet e UEFA Champions League, skuadra e Monacos nuk e ka nisur mirë këtë kampionat, duke grumbulluar vetëm 6 pikë në 9 ndeshjet e para. Ardhja e Thierry Henry shihet si një pikë kthese në principatë, ku fitorja mungon që prej 11 gushtit.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...