Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Thirrja e Gjicit: Të bllokojmë kampionatin, nëse nuk kthehet Policia e Shtetit

Siguria me polici private dhe qëndrimi i Policisë së Shtetit jashtë ambienteve të stadiumit, ishte risia e parë e Kategorisë Superiore, e diktuar nga ligji i ri për sportin, që ka vendosur të mos i shërbejë futbollit me forca të shumta policie në çdo ndeshje.

Gjithsesi risia dështoi që në ndeshjen e parë, pasi në stadiumin “Skënderbeu”, tifozët korçarë dhe ata të Partizanit shpërthyen në një sherr masiv, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes përreth 15 minuta.

Ky ishte sinjali i parë që policia private nuk është gati për të përballuar tifozëri problematike si kjo në Shqipëri, me tifozë që asnjë herë nuk janë dënuar për veprimet e tyre personale nëpër stadiume dhe që nuk identifikohen kur hyjnë e dalin nga tribunat.

Pikërisht për këtë arsye ka reaguar në një deklaratë edhe presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili ka kërkuar që të ndërpritet kampionati, deri sa Policia e Shtetit të vendosë të rikthehet në stadiume dhe të marrë përsipër sigurinë e tifozërisë.

“Hapi për të siguruar stadiumet me polici private është i parakohshëm në Shqipëri dhe sa herë që të ketë ndeshje me rivalitet, do të ketë përplasje mes tifozërive, që do të jenë të pamenaxhueshme nga stjuardët. Futbolli është një sport masiv, me tifozëri të ndryshme dhe me kalimin e javëve, rivaliteti do shtohet dhe rrjedhimisht edhe përplasjet mes tifozërive. Unë u bëj thirrje të gjithë presidentëve të Kategorisë Superiore, që të ndërpresim kampionatin, deri sa Policia e Shtetit të rikthehet në stadiume dhe të kujdeset për sigurinë”, tha në deklaratën e tij presidenti i Kukësit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...