Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Thirrja e Inzaghit: Është Inter-Roma, jo Inter-Lukaku…

Fitorja kundër Salzburgut, e 13-ta për Simone Inzaghin në Champions League në stolin e Inter, (Spalletti dhe Conte së bashku në tri vite siguruan vetëm 5), është hedhur pas shpatullave. Dhe që nga sot në Pinetina mendohet vetëm për ndeshjen me Romën.

Përballje kjo që si çdo sfidë e madhe e të gjithë kampionateve elitarë të Europës, do të transmetohet këtë të diel në orën 18.00 në Supersport/DigitAlb. Inzaghit ndërkohë i duhet të punojë me një mision. Për të bindur skuadrën se në sfidën me Romën duhet menduar për tri pikët.

Që shërbejnë për të ruajtur kreun e klasifikimit, dhe jo për përballjen me Lukakun që pritet të jetë e nxehtë për shkak të asaj që ndodhi verën e kaluar. Tension ky që nuk i shërben Lautaros me shokë. Për këtë arsye puna psikologjike e trajnerit, por edhe e drejtuesve, do të jetë po aq e rëndësishme sa ajo në fushë.

Inzaghi e ka nisur sezonin më së miri, me 9 fitore në 12 ndeshjet e para zyrtare. Është i pari në kampionat dhe në grupin e Championsit, pavarësisht pengjeve për pikët e hedhura në dy sfidat me Sassuolon dhe Bolognan. Trajneri synon të ruajë ecurinë në sfidën me Romën, delikate për shkak të vlerës së kundërshtarit.

Por edhe sepse emocionalisht ndeshja do të jetë e komplikuar për shkak të rikthimit të Lukakut në “Giuseppe Meazza”. Inzaghi e di mirë se prishja e belgut me Interin si klub ka thyer dhe raportet e miqësisë që kishte me lojtarët e skuadrës. Për këtë arsye futbollistët e Interit nuk duhet të kërkojnë hakmarrje personale.

Zikaltërve ju duhet të arsyetojnë si skuadër. Askush nga lojtarët e Interit nuk ka kritikuar zgjedhjen e Lukakut për t’u larguar nëse nuk ndihej mirë në skuadër. Por mënyra që zgjodhi belgu ka lënë shije të keqe.

Lexo edhe:

Sulmuesi nuk u hapte telefonin shokëve të skuadrës kur u mor vesh se po negocionte me Juventusin. Dhe kjo është konsideruar nga lojtarët e Interit si mungesë respekti. Nga dikush që e kishin mbështetur në momentet e vështira kur ishte i dëmtuar.

Misioni i Inzaghit është i qartë. Inter-Roma nuk duhet të kthehet në Inter-Lukaku! Pasi do të ishte mënyra e keqe për qasjen psikologjike të sfidës, dhe zikaltrit që në këto 12 ndeshje të para kanë shënuar 11 herë të parët, nuk mund të gabojnë në qasjen e ndeshjes.

Nuk mund dhe nuk duhet të mendojnë për atë që ndodhi jashtë fushe. Objektivi i vetëm duhet të jetë kufizimi i Lukakut, të mos e lejojnë të sulmojë në thellësi apo të përdorë fizikun e tij për të krijuar hapësira për lojtarët e tjerë të Romës. Për këtë arsye, këtë herë, tek Interi janë duke u fokusuar shumë edhe në punën psikologjike.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...