Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Thirrja e origjinës, sulmuesi i Chelsea gati të braktisë “Tre Luanët”

Callum Hudson-Odoi ka lindur në Londër, ndërsa babai i tij është nga Gana. Sulmuesi i Chelsea ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Anglisë, ndërsa me fanellën e “Tre Luanëve” e ka veshur tre herë.

21-vjeçari ndodhet në dilemë të madhe, pasi Gana e kërkon dhe pritet të braktisë kombëtaren angleze. Rregulli i FIFA-s përcakton qartë se një lojtar mund të luajë me dy kombëtare vetëm nëse plotëson këto kushte:

Të mos ketë luajtur më shumë se tre ndeshje me një ekip kombëtar për aq kohë sa është nën 21 vjeç dhe të mos ketë luajtur kurrë në fazën finale të një turneu për të rritur”.

LONDON, ENGLAND – MARCH 22: Callum Hudson-Odoi of England runs with the ball during the 2020 UEFA European Championships Group A qualifying match between England and Czech Republic at Wembley Stadium on March 22, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Hudson-Odoi i plotëson kriteret, pas mbushi 21 vjeç nëntorin e kaluar dhe nuk mori një ftesë nga Gareth Southgate për Euro 2020. Ndërkohë, ndeshjen e fundit me Anglinë e ka luajtur kur ishte 19 vjeç.

Lojtari ofensiv mund të pranojë ftesën e Ganës për t’i plotësuar dëshirën e madhe njerëzve të afër, por duhet të kenë kaluar tre vite nga takimi i tij i fundit me Anglinë, kështu që debutimi me kombëtaren afrikane nuk mund të vijë përpara nëntorit të këtij viti.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...