Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Thirrja e përbashkët e Polonisë, Suedisë dhe Çekise: Nuk luajme në Rusi

Grupi B i fazës “play-off” të Botërorit Katar 2022, përbëhet nga Rusia, Polonia, Suedia dhe Republika Çeke. Rusia do të sfidojë Poloninë më 24 mars (18:00) në Moskë, ditë kur do të luhet edhe takimi Suedi-Republika Çeke.

Ekipet fituese do të përballen me njëra-tjetrën në finale e 29 marsit për një biletë për në Kupën e Botës, ndeshje që do të luhet në Moskë ose Chorzow. Rusia ka nisur ditën e sotme pushtimin e Ukrainës dhe i gjithë komuniteti sportiv po proteston ashpër kundër nisjes së kësaj lufte.

Drejtuesit e futbollit në Poloni, Suedi dhe Çeki, kanë dalë sot me një deklaratë të përbashkët drejtuar FIFA-s, duke kërkuar që të mos luhen këto takime në tokën ruse

Bazuar në zhvillimin aktual alarmues të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, duke përfshirë situatën e sigurisë, Federatat e Futbollit të Polonisë (PZPN), Suedisë (SvFF) dhe Republikës Çeke (FACR) shprehin qëndrimin e tyre të vendosur që ndeshjet e ‘play-off’-it për t’u kualifikuar në Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar, të planifikuara për 24 dhe 29 mars 2022, nuk duhet të luhen në territorin e Federatës Ruse.

Nënshkruesit e këtij apeli nuk e konsiderojnë idenë për të shkuar në Rusi dhe për të luajtur ndeshje futbolli atje. Përshkallëzimi ushtarak që po shohim ka pasoja të rënda dhe siguri dukshëm më të ulët për ekipet tona të futbollit dhe delegacionet zyrtare.

Prandaj, ne presim që FIFA dhe UEFA të reagojnë menjëherë dhe të dalin me zgjidhje alternative për vendet ku mund të luhen këto ndeshje të ardhshme të fazës play-off”, lexohet në qëndrimin e përbashkët të tre Federatave.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...