Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Thirrjes së Infantinos i përgjigjet shteti afrikan, i vë stadiumit kombëtar emrin Pele

Thirrjes së FIFA-s që çdo vend t’i vendosë një stadiumi emrin Pele i përgjigjet Kepi i Gjelbër. Kryeministri i shtetit ishullor (shtrihet në Oqeanin Atlantik, më perëndim të Senegalit) ka deklaruar se stadiumi kombëtar do të marrë emrin e legjendës braziliane të futbollit, i ndarë nga jeta më 29 dhjetor. Pra do të bëhet “Stadiumi Pele”.

Lajmi vjen pasi presidenti e FIFA-s, Gianni Infantino, propozoi gjatë homazheve në nderim të “Mbretit” të futbollit, që çdo vend në botë të emërojë një stadium në nder të lojtarit të vetëm në histori që ka arritur të fitojë tri kupa bote.

“Në formë nderimi dhe mirënjohjeje për këtë figurë që na bën të gjithëve të mrekullueshëm, shpreh synimin për ta emërtuar stadiumin tonë kombëtar “Stadiumi Pele”, një nismë që besoj se do të ndiqet nga disa vende të botës”, shkroi Ulisses Correira e Silva në Facebook.

“Kepi i Gjelbër dhe Brazili kanë një histori dhe kulturë që shkojnë krah për krah, duke pasur parasysh se janë dy vende simotra, të lidhura nga gjuha dhe identitetet shumë të ngjashme. Pele ishte dhe do të jetë gjithmonë një referencë në Brazil, në vendet tona që flasin portugalisht dhe në pjesën tjetër të botës, duke qenë një idhull që lidh brezat”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...