Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Thomas Tuchel, besnik ndaj Chelsea-t, hedh poshtë zërat që e lidhin me Man. Utd

Thomas Tuchel i ka përgënjeshtruar zërat që e lidhin atë me një kalim të mundshëm të Manchester United. Kriza në të cilën ndodhet aktualisht klubi londinez e penalizon në merkaton e transferimeve, pasi nuk mund të përfitojë shërbimet e asnjë lojtari dhe as të rinovojnë kontrata të reja. Një situatë e tillë pritet të zgjasë deri sa të vijë një president i ri, me ofertat që nuk kanë munguar për londinezët.

Nga kjo situatë kaotike shumë lojtarë pritet të largohen nga “Stamford Bridge”, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për teknikun gjerman, që u ka shprehur besnikëri “Bluve” të Londrës. Manchester United është në kërkim të një trajneri të ri dhe listës së kandidatëve (Erik ten Hag, Mauricio Pochetino) iu shtua dhe Tuchel për disa ditë, por ky i fundit i mbylli shumë shpejt diskutimet, duke iu dedikuar karrierës në Londër.

“Gjatë kësaj periudhe nuk më keni parë më pak të impenjuar me skuadrën. Nuk kam bërë asnjë reagim. Sigurisht që dua që të vazhdoj të jem këtu dhe dua që të mbaj drejtimin e Chelseat. Ky klub ka gjithçka që i nevojitet për të më bërë të lumtur dhe si rrjedhojë nuk kam asnjë arsye për t’u larguar.”

Skuadra e Thomas Tuchel i ka “larë duart” me titullin kampion që prej muajit dhjetor, ndërkë që mbetet vijon garën për FA Cup, ku do të përballet ndaj Middlesbrough dhe në Champions League do të përballet me Realin e Madridit në fazën çerekfinale.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...