Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Thuajse e kryer, Conte do të ketë Sanchezin në Europa League

Ndoshta nuk është lëvizja që mund të rikthejë qetësinë absolute tek Interi, por pa dyshim blerja përfundimtare e Alexis Sanchez konsiderohet shumë e rëndësishme për të tashmen, pra për ecurinë e Interit në Europa League. Sigurisht do të jetë pikënisje për të zbritur nga froni “Zonja e Vjetër”.

Sikurse dihet, huazimi i kilianit skadon zyrtarisht të mërkurën, pra pas takimit me Getafen në Europa League. E pikërisht në fund të kësaj përballjeje mund të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes se re me Manchester United, për të cilën ka punuar me vendosmëri gjatë këtyre ditëve Beppe Marotta.

Palët janë afruar shumë në qëndrime dhe shuma 16 milionë euro që kërkojnë “Djajtë e Kuq” konsiderohet e pranueshme nga drejtuesit zikaltër.

Vetë sulmuesi ka bërë presion për të qëndruar në Milano, duke qenë i gatshëm për të pranuar uljen e ndjeshme të pagës. Në këtë mënyrë do të siguronte një kontratë më afatgjatë, deri në vitin 2023.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...