Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Thuchel paralajmëron Buffonin: Konkurrencë e fortë në portë

Ndoshta fjalët e trajnerit të PSG, Thomas Thuchel, nuk i kanë pëlqyer italianit Gigi Buffonit, i cili u transferua në kryeqytetin e Francës për të luajtur të paktën edhe një vit në nivele të larta. I pyetur në konferencën për shtyp se cilin konsideron titullar për portën, gjermani u përgjigj:

“Konkurrenca për këtë rol është shumë e fortë, do të vendos shumë shpejt. Do ta bëj kur të tre portierët që kam në dispozcion të jenë 100% në formë.”

Pyetja, në fakt, ishte provokative, sepse PSG ka pësuar plot 8 gola në dy ndeshje të International Champions Cup.

“Do t’i them Gianluca Spinellit (përgatitësi i portierëve) që të vendosë në vendin tim, – vijoi me shaka Thuchel. – Unë jam shumë i lumtur për cilësinë që kanë portierë e mi. Gigi ka personalitet të madh dhe lidershipin e tij e përcjell të pjesa tjetër e skuadrës. Ka konkurrencë, djemtë kanë gati të luftojnë për këtë rol.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...