Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Thuram do lumturojë popullin interist, ju tregoj pikat e tij më të forta”

Laurent Blanc, i cili veshi fanellën e Interit për dy sezone (1999-2001), është ndalur te Marcus Thuram, përforcimi i nënkampionëve të Europës në sulm.

Zikaltrit fituan derbin me Milanin në merkato. Dhe firmosën kontratë 5-vjeçare me 25-vjeçarin e kombëtares franceze. I cili erdhi me parametra zero nga Bundesliga (M’Gladbach).

Trajneri i Lyonit vlerëson afrimin e Interit, duke theksuar se Thuram do të gëzojë tifozët zikaltër me performancat dhe golat e tij.

Tani, po. Thuram është gati për aventurën tek Interi. Nëse do të më pyesnit dy vite më parë, do të përgjigjesha ndryshe. Ai ende kishte nevojë për përvojë.

Lexo edhe: 

Bëri mirë që shkoi në Gjermani, atje u disiplinua dhe shënoi shumë gola. Marcus mund t’i bëjë të lumtur tifozët e Interit dhe një top klub që mund të luajë shkëlqyeshëm në një finale të Champions League.

Forca fizike e ka shoqëruar gjithmonë, më pas është rritur në teknikë dhe në rolin e sulmuesit. Marcus është përmirësuar dhe në pozicionimin brenda zonës kundërshtare.

Në fillim nisej nga krahët, sidomos nga i majti. Me kalimin e kohës është shndërruar në një qendërsulmues”, përfundoi Blanc.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...