Një asist dhe një supergol në derbin e parë të Milanos. Marcus Thuram shijon në maksimum suksesin e Interit, pro edhe paraqitjen e tij, që sërish vlerësohet me ‘5 yje’ për gjithë atë që arrin t’i japë skuadrës në fushë.
Pas ndeshjes, Thuram nuk e fshehu gëzimin për suksesin, teksa zbuloi bisedën me Frattesin dhe arsyen pse zgjodhi Interin në verë e jo Milanon.
E prisnit një nisje si protagonist te Interi?
E shpresoja shumë një start si ky. Shokët më kanë qëndruar pranë dhe më kanë ndihmuar shumë, ndaj jam shumë i lumtur që po jap kontributin tim në sukseset e skuadrës.
Goli ishte vërtetë një kartolinë e bukur për derbin…
Dumfries më dha një asist të zgjuar, ndonëse mbërrita pak vonë te topi. Isha një kundër një dhe zgjidhja e vetme ishte të godisja. Pastaj të luash me Lautaron, është shumë e lehtë, sepse lëviz mirë dhe di të të krijojë hapësirat që duhen në fushë.
Lexo edhe:
- VIDEO/ 2023-shi ngjyroset zikaltër, Interi fiton derbin me ‘manita’
- VIDEO/ Muçolli i pandalshëm, i dhuron fitores e radhës Goteborgut
- VIDEO/ City nuk ndalet, super Brighton Në “Old Trafford”! Triumf i çmendur i Tottenhamit
- Shqipëri-Çeki, “avullojnë” biletat e “Air Albania”… “Sold Out” edhe Partizani-Egnatia
U patë të përqafoheshit edhe me Frattesin në golin e pestë…
I kisha thënë që pas dy golave me kombëtaren, duhej të shënonte edhe në derbi. Ma dëgjoi fjalën, pasi erdhi nga stoli dhe shënoi golin e pestë.
Pse zgjodhët Interin në verë?
Duhej të vija këtu dy vite më parë, por ai dëmtim më ndërpreu ëndrrën. Unë punova shumë për të bindur drejtuesit e Interit dhe ata nuk më harruan asnjëherë, ndaj këtë verë u krijuan kushtet e duhura.
Keni folur me babanë?
Ishte në stadium, por nuk kemi folur ende. Në mbrëmje do të kemi kohë të rrimë gjatë dhe të diskutojmë.
