Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Thuram: Realizova ëndrrën e fëmijërisë, çfarë më tha babai për Juven

Khephren Thuram është përforcimi i tretë i Juventusit, që pas Douglas Luiz dhe portierit Di Gregorio zyrtarizoi edhe mesfushorin francez, djali i të mirënjohurit Lilian Thuram, i cili kaloi 5 vite fantastike te bardhezinjtë italianë.

Për po aq vite ka firmosur me “Zonjën” edhe Khephren, i cili ka realizuar një ëndërr të kahershme. 20 mln euro do të përfitojnë francezët e Nices nga ky operacion (+5 mln të tjera në formë bonusesh).

Në një rrëfim për kanalin zyrtar të klubit, 23-vjeçari i lindur në Reggio Emilia tha fjalët e para si juventin. Në Serie A do të përjetojë edhe një derbi në familje. Kundër vëllait Marcus, sulmuesi i kampionëve të Interit.

Është shumë bukur të jesh këtu, ëndërroja që i vogël të vija një ditë te Juventusi. Jam shumë i emocionuar. E mbaj mend mirë kur babai im luante në ‘Delle Alpi’.

Lexo edhe: 

Mbaj mend edhe Ibrahimovic, një futbollist i madh për mua. Zlatan ishte më i miri në botë kur isha i vogël. Më kujtohen edhe momentet me vëllanë, shkonim në shkollë së bashku.

Çfarë më tha babai për Juventusin? Që është klubi më i madh në Itali dhe një nga klubet më të mëdha në botë. Gjithashtu më tha se kur je pjesë e Juves luan gjithmonë për të fituar”.

Nuk mungon një koment për karakteristikat e tij, me Kehphren që është një mesfushor modern që bën mirë të dy fazat e lojës.

Sigurisht që nuk mund të refuzosh kur të kërkon Juventusi. Unë jam një mesfushor që më pëlqen të mbroj, por edhe të marr topin e të nisem përpara në sulm. Më pëlqen të zbres në fushë me shokët e mi për të fituar”.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...