Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Thyen rekordin 78-vjeçar, Aguero golashënuesi më i mirë në historinë e City-t

I mjaftuan pak më shumë se 6 vite karrierë te Manchester City për të hyrë në histori si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për këtë skuadër. Sergio Aguerro me finalizimin ndaj Napolit në Champions, numëron në total 178 gola me Cityzens, një më shumë se Eric Brook, që luajti për të njëjtën skuadër për një përiudhë 11-vjecare thuasje 8 dekada më parë (1928-1939). Rekordin që mbahej nga Brook argjentinasi e barazoi ndaj Burnley-t, me 11-metërsh, për ta thyer më pas pikërisht në “San Paolo”. Në sezonin aktual Aguero ka realizuar 8 gola në 10 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke rezultuar një nga pikat më të forta të formacionin të Pep Guardiolës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...