Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Thyen stola e hodhën në fushë sende të ndaluara, procedohen dy tifozë nga Korça

Policia e Korçës ka bërë me dije se gjatë ndeshjes së ditës së djeshme midis Skënderbeut dhe Partizanit dy persona kanë kryer akte të dhunshme dhe si pasojë janë ndaluar. Për V.K., 54-vjeç, është vendosur masa e arrestit me burg, ndërsa 17-vjeçari I.J është proceduar në gjendje të lirë.

Dy shtetasit e mësipërm, gjatë ndeshjes së futbollit Skënderbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të dhunshme duke thyer stolat e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, si dhe kanë prishur qetësinë publike duke hedhur në fushë lëndë piroteknike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...