Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Ti je i çmendur”, sulmuesi kujton largimin nga Arsenali: Refuzova miliona

Willian u rikthye në Premier League pas aventurës njëvjeçare me Corinthians, duke zgjedhur të firmosë me Fulham, ekipin e rikthyer në elitën e futbollit anglez. 34-vjeçari brazilian ka folur për The Athletic rreth momentit kur vendosi të largohej nga Arsenali (2021) për të firmosur me Corinthians.

Edhe pse kishte edhe dy vite kontratë me Gunners dhe përfitonte 228 mijë euro në javë, Willian nuk e respektoi kontratën dhe u rikthye në vendlindje. “Çdo lojtar tjetër në situatën time do të kishte qëndruar deri në skadimin e kontratës dhe do të kishte vazhduar të fitonte para. Por unë nuk jam i tillë, paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme në jetë.

Unë duhet të ndihem mirë, duhet të jem i motivuar për t’u stërvitur. Tek Arsenali nuk ndihesha kështu dhe vendosa të largohesha. Në ditën e fundit në klub bisedova me trajnerin Arteta. E falënderova shumë për atë që kishte bërë për mua dhe faktin që kishte insistuar të më merrte tek Arsenali. I urova më të mirën.

Kur kalova te Corinthinas të shumtë ishin ata që më pyesnin: ‘A je i çmendur? Nuk mund të humbasësh kaq shumë para‘. Kështu më thonin edhe në Brazil:Mos hajde, qëndro aty ku je. Ti je i çmendur’. Por, unë doja të luaja me Corinthians. klubin ku u rrita”, kujton Willian, autor i 70 ndeshjeve dhe 9 golave me kombëtaren e Brazilit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...