Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Thiago Silva i tregon vendin Messit: S’thamë asgjë kur na përmbysi Barcelona

Mbrojtësi i Brazilit, Thiago Silva, si kundërpërgjigje ndaj të akuzave të Messit se Copa America u organizua për ta fituar Brazili, ka deklaruar se sulmuesi i Argjentinës ka ndikuar te gjyqtarin gjatë përmbysjes së famshme të Barcelonës kundër Paris Saint-Germain në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në sezonin 2016-17.

“Është e vështirë për ne futbollistët që të komentojmë, sepse nganjëherë, kur ka një disfatë, ne përpiqemi t’i gjejmë shkaqet e humbjes tek të tjerët. Ne mendojmë se Messi pati ndikim te gjyqtari në ndeshjen që PSG humbi 6-1 ndaj Barcelonës, por ne nuk thamë asgjë, nuk ia faturuam disfatën arbitrit. Mendoj se ne duhet ta respektojmë historinë. Nuk mendoj se 5 yet në fanellë (që tregojnë 5 kupat e botës të fituara nga Brazili) janë rastësisht aty. Të gjitha këto janë rezultatet e lojës së mirë në fushë. Çfarë tjetër?”

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe mbrojtësi i PSG-së, Marquinhos, duke i konsideruar ta pavend akuzat e Messit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...