Lajme

TIBO vjedh, AMA fle, konsumatori paguan!

Tibo piraton haptaz programet e Digitalb. Sezoni i ri sportiv ka nisur me vjedhje nga ana e operatorit Tibo, që pa asnjë lloj të drejte ligjore, dhe në shkelje të plotë të ligjeve në fuqi dhe atyre ndërkombëtare, transmeton evente sportive të blera për dhjetëra miliona euro nga Digitalb.  I cili disponon të drejtën ekskluzive të transmetimit të tyre.

Bëhet fjalë për kampionatet elitarë të Evropës, ndeshje të Premier League, Bundesligës, Kampionatit Francez, Kupës së Italisë, që këtë fundjavë janë piratuar nga Tibo, siç demonstrojnë në mënyrë të pakontestueshme edhe pamjet që jeni duke ndjekur. Bëhet fjalë për kampionate të blera për shuma marramendëse nga Digitalb që paguan për të drejtat ekskluzive të tyre dhjetëra miliona euro, për t’i garantuar abonentëve të tij buqetën më të pasur dhe elitare të eventeve sportive, por që i duhet të përballet me një vjedhje të pastër dhe të pajustifikueshme të programeve për të cilat disponon kontratat e ekskluzivitetit.  Në kushtet kur autoritetet që duhet të shërbejnë si rregullator i tregut, në rastin më të mirë flenë gjumë duke legjitimuar vjedhjen. Prej më shumë se një viti, DigitAlb, i është drejtuar me ankesa të faktuara AMA-s, ( Autoritetit të Mediave Audiovizive), që edhe pse para provave të pakundërshtueshme dhe para një shkeljeje të hapur dhe flagrante të ligjeve dhe rregullave që pikërisht ky organ duhet të mbrojë, nuk ka marrë asnjë masë serioze, duke lejuar në këtë mënyrë piraterinë në vend nga ana e Tibo.

DigitAlb-SuperSport i vendosur të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për të mos lejuar vazhdimin e një vjedhjeje të hapur, i bën thirrje AMA-s që në mënyrë urgjente të ushtrojë funksionin për të cilin është ngritur, duke ndërprerë piraterinë që përkthehet në dëme të jashtëzakonshme financiare për DigitAlb, platformën më të madhe televizive në vend.

TIBO, duke vjedhur, ndërkohë mashtron edhe konsumatorin, ndaj DigitAlb i bën thirrje të gjithë teleshikuesve, të joshur nga premtime fallco të ngritura mbi vjedhjen, të mos bëhen pre e mashtrimit nga TIBO  që iu ofron programe të piratura, transmetimi i të cilave është i destinuar të ndërpritet duke i lënë në errësirë pikërisht ata, konsumatorët. Këto evente sportive dhe te tjera mund të ndiqen rregullisht dhe pa frikën se një ditë do tu ndërpriten, vetëm në Platformën DIGITALB!

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency