Futboll

“Tifozat Kuq e Zi” apel qeverisë për hapjen e dyerve të stadiumeve

Prej një viti të gjithë ndeshjet e futbollit në Shqipëri luhen pa praninë e publikut në shkallët e stadiumeve, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, megjithatë “Tifozët Kuq e Zi” kanë bërë apel që të hapen dyert me kapacitet të reduktuar për sfidën e shumëpritur të Kombëtares ndaj Anglisë, e planifikuar për më 28 mars.

Në një komunikate publike, tifogrupi më i madh i Kombëtares Shqiptare i ka bërë thirrje qeverisë të lejojë praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit në eventet sportive, duke sjellë në vëmendje faktin që vende me situatë më të rënduar se Shqipëria, kanë hapur impiantet sportive në masën 30% të kapacitetit.

“Shumë vende me statistika më të rënduara të Covid-19 se Shqipëria, kanë lejuar pjesëmarrjen e tifozëve në masën 30% të kapacitetit të stadiumeve, duke respektuar edhe udhëzimet e protokollet e UEFA-s dhe autoriteteve shëndetësore, ndaj kërkojmë që qeveria shqiptare të bëjë të mundur lejimin e pjesëmarrjes së tifozëve në eventet sportive”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e tifogrupit.

Gjithashtu “Tifozat Kuq e Zi” i bëjnë thirrje edhe Federatës Shqiptare të Futbollit që të ushtrojë presion te autoritetet shëndetësore, me qëllim që ndeshjet e ardhshme të Kombëtares të luhen me praninë e lojtarit të 12.

Shqipëria do të përballet me Anglinë më 28 mars në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022, ku të dy përfaqësueset bëjnë pjesë në grupin I.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency