Atalanta-Ajax ishte një nga sfidat më të bukura të mbrëmjes së të martës në grupet e Champions League. Skuadra e Gasperinit arriti të përmbyste një disavantazh prej dy golash të pjesës së parë duke marrë një barazim shumë të vlefshëm, megjithatë kjo superndeshje nuk kaloi pa probleme. Një grup ultrasish të ekipit italian kanë vendosur t’i “mirëpresin” me gurë kundërshtarët tulipanë. Bergamo News raporton se autobusi i Ajax është goditur me gurë dhe disa sende të forta, ngjarje e ndodhur në afërsi të stadiumit. Një prej xhamave të mjetit me të cilin po udhëtonin miqtë është thyer, duke shkaktuar frikë dhe panik te lojtarët dhe stafi teknik i “harkëtarëve” nga Holanda.
