Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Tifozët e Bayernit, protestë për ndikimin në futboll të vdekjes së Mbretëreshës   

Tifozët e Bayernit të Mynihut kanë protestuar ndaj ndikimit që ka pasur në futboll vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II. Fanatikët e paepur të gjigantëve bavarezë njihen për reagimet e tyre mbi temat sociale dhe politike që lidhen me sportin dhe vendosën të mbajnë qëndrim gjatë ndeshjes së të martës mbrëma kundër Barcelonës në Champions.

Përpara dhe gjatë gjithë ndeshjes, pas portës u shfaq një banderolë në shenjë mbështetjeje të tifozëve të Bayernit për homologët e tyre anglezë dhe skocezë.

Në pankartë shkruhej: “Shtyrja e ndeshjeve në momentet e fundit dhe pezullimet për shkak të një vdekjeje mbretërore!? Respekt për fansat!”

Kuptohet që motivi i mesazhit ishte ndeshja e shtyrë mes Rangers dhe Napolit, e planifikuar fillimisht të zhvillohej në Ibrox, të martën në mbrëmje, por që zhvendos në kohë të mërkurën.

Autoritetet e justifikuan këtë vendim me mungesën e forcave të sigurisë, pasi vëmendja është përqendruar te organizimi i funeralit të Mbretëreshës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...