Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Tifozët e duan Brojën”, Potter: I duruar dhe punëtor, po na ndihmon shumë

Armando Broja shënoi golin e parë në Premier League me fanellën e Chelsea. Sulmuesi i talentuar shqiptar e nisi nga stolin duelin shtëpiak ndaj Wolves (3-0), u fut në fushë në minutën e 72’ dhe një minutë përpara fundit tregoi aftësitë e tij si sulmues duke vulosur suksesin me “tris” të ekipit të Graham Potter.

Trajneri i Chelsea u ndal edhe te 21-vjeçari i kombëtares shqiptare në prononcimin pas ndeshjes, duke vlerësuar Brojën për durimin e treguar për shkak të minutave të pakta që ka fituar deri tani. “Ai erdhi nga stoli dhe punoi shumë për skuadrën.

 

Brojës i është dashur të tregohet i duruar, por ai ka bërë një punë të madhe në stërvitje, ka punuar mirë dhe është kënaqësi që shënoi gol”, deklaroi trajneri i “Bluve të Londrës”.

Ndërkohë, ish-anësori ofensiv i Chelsea (1983-1988) u ndal te sulmuesi shqiptar në prononcimin për BBC Radio 5. “Tifozët e duan Brojën, sepse ai vjen nga pankina dhe përpiqet shumë në fushën e blertë.

Kjo ka shumë rëndësi. Ai është egoist, por di të luajë edhe me shpinë dhe të bëjë rolin e qendërsulmuesit. Shumë njerëz flasin për Aubameyang, por mos e anashkaloni Brojën. Jam i bindur se e pret një e ardhme e ndritur”, deklaroi ish-lojtari skocez.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...