Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Fiorentina fitore për Astorin, koreografi në çdo sektor të “Artemio Franchit”

Populli i Firences por jo vetëm, i bëri homazhe kapitenit Davide Astori, i cili iku krejt papritur nga kjo botë për shkak të një ataku kardiak gjatë kohës kur ishte i akomoduar në një hotel në Udine për sfidën e programuar me friulanët.

Në “Artemio Franchi”, për ndeshjen me Beneventon ishin të pranishëm rreth 35 mijë tifozë pikërisht për të nderuar Astorin, me një koreografi të veçantë në çdo sektor të këtij impianti. Para nisjes së takimit u mbajt një minutë heshtje për nder të kapitenit që mbante fanellën më numër 13.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, Fiorentina fitoi 1-0 falë golit të Vitor Hugos në minutën e 25-të. Interesant fakti që ishte pikërisht ky futbollist që zëvendësoi Astorin në formacion. Gjatë festës së golit, Viktor Hugo nxitoi t’ia dedikonte golin pikërisht ish-kapitenit. Në minutën e 13-të loja u ndërpre për t’i bërë homazh Astorit, teksa tifozët dhe futbollistët e të dyja skuadrave duartrokitën për një minutë e gjysmë.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...