Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tifozët e Gjermanisë zgjedhin formacionin titullar për “Rusi 2018”

Tifozët e Gjermanisë zgjedhin formacionin titullar që do të donin të shihnin në fushë në Botërorin “Rusi 2018”, pas një sondazhi të organizuar nga “Bild”, ku morën pjesë më shumë se 800 000 ndjekës. Prania e Mauel Neuerit në portë është e padiskutueshme. 88% e të anketuarve zgjedhin titullar “gardianin” e Bayernit. Shokët e tij të skuadrës, Kimmich (24%), Hummels (24%) dhe Boateng (23%), që rreshtohen në mbrojtje, janë gjithashtu ndër më të preferuarit. Në krahun e majtë është Hector (Koln 12%). Para mbrojtjes rreshtohen Goretzka (Schalke 8%) dhe Kroos (Real Madrid 16%). Sané (Manchester City, 10%), Müller (Bayern, 12%) dhe Draxler (PSG, 7%) janë në mbështetje të të avancuarit Timo Werner (RB Leipzig, 13%).

Përfundojnë në formacionin rezervë Khedira, Özil apo Götze.

Rezervat: Stegen (Barcelona, 10%), Trapp (PSG, 2%), Sule (Bayern, 4%), Halstenberg (RB Leipzig, 4%), Rudiger (Chelsea, 2%), Howedes (Juventus, 2%), Plattenhardt (Hertha Berlín, 2%), Musfafi (Arsenal, 1%),  Ginter (Gladbach, 1%), Reus (Dortmund, 6%), Khedira (Juventus, 5%), Gundogan (Manchester City, 5%), Özil (Arsenal, 4%), Götze (Dortmund, 4%), Rudy (Bayern, 4%), Wagner (Hoffenheim, 3%), Emre Can (Liverpool, 2%), Stindl (Gladbach, 1%), Mario Gómez (Wolfsburgo, 1%) y Brandt (Leverkusen, 1%).

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...