Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tifozët e Interit sfidojnë temperaturat për të blerë abonimin, regjistrohen shifra rekord

Lukaku, Dybala dhe të tjerë emra që ngacmojnë fantazinë e tifozëve. Ndonëse shumë pak prej tyre kanë firmosur, tifozët e Interit janë mjaftueshëm entuziastë për ta treguar këtë edhe në fushatën e abonimeve, që ka hapur klubi pak ditë më parë.

Fansat zikaltër kanë sfiduat temperaturat, për t’u vendosur në radhë për të siguruar një abonim për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës nga tribuna e “San Siros”, teksa vetë klubi njofton se është kaluar shifra e 30 mijë teserave të shitura.

Procesi ecën me shpejtësi dhe limiti prej 39 mijë abonimesh që zikaltrit kanë vënë në dispozicion, pritet të ezaurohet Brenda pak ditësh, ndërsa pjesa tjetër do të duhet të blejnë bileta me çmime normale para çdo ndeshjeje.

Edhe sezonin që lamë pas, tifozët e Interit ishin kampionë të prezencës, pasi mbushën shumë herë shkallët e “San Siro”-s, duke bërë që zikaltrit të ishin skuadra me mesataren më të lartë të tifozëve për ndeshje.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...