Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tifozët e Interit “zjarr”, 40 mijë abonime “avullojnë” menjëherë

Entuziazëm në maksimum te tifozët e Interit. Pasi shijuan titullin e 20-të në histori, që erdhi pas një dominimi absolut të skuadrës së zemrës në Serie A, populli zikaltër ka “shpërthyer” sa u përket abonimeve.

Klubi vendosi të hapte fushatën e abonimeve për sezonin e ardhshëm. Dhe tifozëve u kanë mjaftuar fare pak orë që të “avullonin” 40 mijë abonimet për anëtarët e vjetër.

Lexo edhe:

Edhe pse çmimi është rritur (nga 12-23%), të gjithë “besnikët” e sezonit të kaluar konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në të gjithë duelet shtëpiake edhe për edicionin e ri.

Tashmë kanë mbetur për t’u shitur edhe 35 mijë abonime të tjera, për të cilat parashikohet një “luftë” e madhe mes tifozëve zikaltër, gjithnjë të gatshëm për të mbështetur Interin e tyre.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...