Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tifozët e Juves “kryqëzojnë” Di Marian: Erdhe për pushime, dukesh si klloun…

Që kur mbërriti në Torino për të veshur fanellën e Juventusit, Angel Di Maria ka bërë që tifozët e “Zonjës së Vjetër” të diskutojnë shumë, veçanërisht për sa i përket kontributit të tij të kufizuar deri më tani për shkak të dëmtimeve muskulore. Di Maria deri më tani ka luajtur në 7 ndeshje si bardhezi, nga të cilat 4 në Serinë A dhe 3 në Champions League: gjithsej, vetëm 333 minuta të luajtura.

Tifozët e Juventusit po pyesin veten për kontributin e tij dhe publikimi i një fotografie, për qëllime reklamuese, në profilin e tij në Instagram me fanellën e Argjentinës ka ngjallur komente mjaft të ashpra nga tifozët e Juventusit.

“Erdhët për të marrë pushimet në Torino me 7 milionë në sezon dhe për të luajtur 2 ndeshje të plota në 3 muaj”, ishte një nga komentet, ose “Mendoni të luani se po dukeni si kllounët që mendojnë vetëm për paratë”, shkruante dikush tjetër.

Nga ana tjetër, tifozët argjentinas e kanë inkurajuar dhe e ftuar të rikuperohet me qetësi për të qenë 100% gati për Botërorin.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...