Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tifozët e Juves ndihen të tradhëtuar: Hiqeni yllin e Contes nga Allianz Stadium!

Për kalimin e Antonio Contes te Interi mungon vetëm zyrtarizimi i cili do të vijë në orët e ardhshme pasi tashmë është formalizuar gjithçka. Por nëse kalimi i Contes te zikaltrit nuk është pritur shumë mirë nga një pjesë e gjerë e tifozëve të Interit të cilët do të dëshironin më tepër rikthimin e Mourinhos sesa emërimin në stol të një ish-juventuni, akoma më keq kanë reaguar tifozët e Juves për transferimin e Contes në Milano, pasi ata e konsiderojnë tradhëti kalimin e një prej simboleve bardhezi të dy dekadave të fundit te rivalët e urryer.

Aq sa, njëri nga tifozët e “Zonjës” ka krijuar një peticion në platformën “Change.org”, në mënyrë që drejtuesit e Juventusit të heqin yllin që i dedikohet trajnerit salentin, pikërisht në pistën përreth “Allianz Stadium”.

Sipas autorit të peticionit, për Conten, “kalimi te Interi nuk është zgjedhje profesionale, sepse të shkosh te Interi do të thotë që të shkelësh dinjitetin”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...