Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tifozët e Manchesterit “falin” Ronaldon, i dhurojnë duartrokitje në “Old Trafford”

Cristiano Ronaldo merr duartrokitjet e tifozëve në “Old Trafford” në miqësoren që “Djajtë e Kuq” zhvilluan në shtëpi përballë Rayo Vallecanos, e cila u mbyll 1-1. “Ylli” portugez ktheu paqen me fansat e “Djajve të Kuq” ende pa u ndezur mirë “lufta”, teksa pesë herë fituesi i Topit të Artë ka kërkuar largimin nga Manchesteri, pasi synon një klub që luan në Champions League.

Në momentin kur skuadra e Man. United doli për të bërë nxemjen, CR7 u drejtua nga tifozët me duartrokitje, të cilët iu përgjigjën në të njëjtën mënyrë, si për të konfirmuar lidhjen e fortë mes tyre. Ten Hag e mbajti në fushë portugezin gjatë pjesës së parë, ndërsa sapo nisi fraksioni i dytë e zëvendësoi me Diallo. Pikërisht sulmuesi që mori vendin e Ronaldos realizoi golin e vetëm të “Djajve të Kuq” në minutën e 48-të. Golin e barazimit për Rayon e shënoi Garcia në të 57-tën.

Në përfundim të ndeshjes, Ronaldo nuk pranoi të fliste për mediet.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...