Ligue 1

Tifozët e Nantes koreografi mbresëlënëse në kujtim të Emiliano Salas

Misteri i zhdukjes së futbollistit Emiliano Sala nuk është zgjidhur ende dhe bota e futbollist vazhdon të bëjë homazhe në nder të tij. Kjo u pa edhe përpara fillimit të ndeshjes së kampionatit francez mes Nantës, ish skuadrës së Emiliano Salas dhe Saint Etienne.

Në një nga tribunat e stadiumit, tifozët e Nantës kishin krijuar një mozaik ku lexohej mbiemri i futbollistit, ndërkohë që u shpalos edhe një banderolë gjigante me foton e futbollistit argjentinas e ndërsa futbollistët e Nantës kishin veshur fanella me frazën “Të duam Emy” në shpinë.

Përveç këtyre në shkallët e stadiumit tifozët filluan të valëvisnin edhe flamurin argjentinas për të vijuar më pas me duartrokitjen për lojtarin që zgjati 1 minutë.

Emiliano Sala shënoi 42 gola me fanellën e Nantës përpara se të kalonte te Cardiffi për shifrën e 17 milionë Eurove. 28-vjeçari ishte duke udhëtuar drejt Uellsit kur në mbrëmjen e 21 janarit avioni i tij u zhduk nga radarët mbi Kanalin e La Manshit. Orët e fundit ka patur zhvillime të reja në lidhje me këtë ngjarje misterioze, pasi hetuesit britanikë bënë të ditur se janë gjetur pjesë të avionit Piper PA-46 Malibu në një plazh të Francës.

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency