Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Tifozët e Nice nuk e pritën mirë, Galtier: Mos harroni, unë ju çova në Europë

PSG u rikthye te suksesi në kampionat duke lënë pas dy humbjet radhazi (Lyon dhe Rennes), me parizienët, të cilët triumfuan 0-2 në “Allianz Riviera” përballë Nice.

Galtier u rikthye në Nice, ish-skuadra e tij dhe në fundin e takimit, tifozët vendas e nxorën të gjithë inatin te trajneri francez, i cili në konferencën për shtyp tregoi se mbeti i habitur.

Lexo edhe: 

 “Nuk e prisja. Sinqerisht që nuk e prisja. Mos harroni, Nice është çerekfinalet e Conference League edhe falë punës time, mbi 50% të skuadrës e ndërtova unë, por nuk ka problem. Pavarësisht kësaj situate, unë nuk dua që kjo të ndikojë te lojtarët e mi. Sa i përket takimit jam i lumtur për rezultatin, fusha tregoi shumë, tregoi se edhe vuajtëm disi, por në fund morëm maksimumin falë cilësive që disponojmë. Do duhet të punojmë ende, sezoni është i gjatë edhe pse ju mendoni se jemi në hapat e fundit, ndeshja e radhës ka shumë rëndësi për ne. Ishte një mbrëmje e madhe edhe për Donnarumma-n, ishte fantastik” – tha Galtier.

Sipas informacioneve nga mediet franceze, veprimet e tifozerisë së Nice mund të pasohen me sanksione dhe klubi rrezikon të gjobitet nga 5.000 € deri te mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumit dhe Federata Franceze e Futbollit do të njoftojë vendimin më 19 prill.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...