Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Tifozët e PSG-së vërshëllejnë Messin, Fabregas: Ata nuk kanë pasur kurrë lojtar kaq të madh

Cesc Fabregas ka një lidhje të madhe me Leo Messin. Të dy kanë luajtur e fituar së bashku te Barcelona, teksa për momentin po luajnë në Ligue 1: “pleshti” me PSG-në dhe Fabregas te Monaco.

Messi nuk po kalon një moment të mirë, aventura e tij te PSG nuk po i sjell aspak lumturi, teksa tifozët e skuadrës kryeqytetase kanë nisur ta vërshëllejnë dhe kritikojnë për formën e dobët.

Fabregas i del në mbrojtje yllit argjentinas në një prononcim për Marca, teksa thumbon tifozët francezë për trajtimin e keq që po i bëjnë shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Leo Messi është futbollisti më i mirë në histori. Tifozët e PSG-së e vërshëllejnë gjatë ndeshjeve dhe kjo është një gjë shumë e keqe. Ata mund të bëjnë para ose pas ndeshjes, por gjatë 90 minutave tifozët duhet t’i mbështesin lojtarët.

Është e qartë se humbja me Realin ka ndikuar, eliminimi nga Champions ka tërbuar tifozët, por futbollistët janë të parët që duan të fitojnë.

Po flasim për një futbollist të një niveli kaq të lartë, të cilin te PSG nuk e kanë pasur kurrë më parë në historinë e tyre”, deklaroi Cesc Fabregas.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...