Europa League

Tifozët e Rangers në luftë me kohën, nuk e prisnin të udhëtonin drejt Francës

Të enjten në mbrëmje, Rangers do të luajë në transfertë ndaj Lyon për llogari të Uefa Europa League. Përballja e cila është edhe sfida përmbyllëse e Grupit A sheh të dyja skuadrat të kualifikuara për në fazën pasardhëse, teksa francezët janë të parët dhe skocezët të renditur pas tyre.

Megjithatë, pavarësisht se skuadra e tyre nuk do të diskutojë një objektiv madhor në fushë, tifozët më fanatikë skocezë kishin planifikuar të udhëtonin drejt Francës. Ata kishin bërë rezervimet për fluturimin drejt Lyon si dhe rezervimin për akomodimin në qytetin francez. Mirëpo, pak ditë më parë u njoftuan se për shkak të festivalit të përvitshëm “Festival of Lights” numri i forcave të policisë së Lyon do të ishte i kufizuar ndaj pjesëmarrja e tyre në stadium do të ishte e pamundur.

Sakaq, klubi i Rangers ka përcjellë të gjithë irritimin e tifozerisë së tyre ndërsa këta të fundit anuluan edhe rezervimet e kryera. Megjithatë, klubi skocez nuk hoqi dorë nga ideja për t’i pasur tifozët me vete në transfertë dhe bëri një ankesë në UEFA, ndërsa i kërkuan llogari edhe klubit të Lyon dhe autoriteteve franceze.

Të gjitha këto hapa kanë dhënë së fundmi frytet e tyre, e tashmë është marrë vendimi se tifozët skocezë do të jenë të mirëpritur në Francë. Por, me 24 orë më pak të mbetura nga zhvillimi i ndeshjes, tifozët janë në hall për të siguruar edhe njëherë rezervimin e tyre ndërsa klubi është duke punuar me disa partner fluturimi për të bërë të mundur prezencën e fansave të tyre.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency