Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Tifozët e Romës “harrojnë” Mourinhon, mbushet stadiumi për ndeshjen ndaj Feyenoord

Rezultatet pozitive janë ilaçi më i mirë për të shëruar plagët në futboll. Kështu mund të thuhet edhe për tifozerinë e Romës, që pas zhgënjimit të pësuar me shkarkimin e Jose Mourinhos, tashme po shijon momentin e mirë të skuadrës së drejtuar nga De Rossi.

Mbrëmjen e të enjtes verdhekuqtë do të përballen me Feyenoordin në “Olimpico”, teksa klubi i Romës ka bërë me dije se stadiumi do të jetë i tejmbushur, pasi janë shitur të 67 mijë biletat e vëna në dispozicion.

Thënë ndryshe, Roma mund të bazohet edhe te lojtari i 12 për të mposhtur holandezët dhe për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ave të Europa League, duke qenë se ndeshja e parë në Roterdam përfundoi në barazim 1-1.

Lexo edhe:

Feyenoordi është kundërshtar i pandarë i Romës në Europë, pasi në verën e 2022-shit dy skuadrat u përballën në finalen e Conference League, ndërsa një vit më parë në rrugëtimin drejt finales së Europa League.

Në të dy rastet ishte Roma ajo që festoi me Mourinhon në stol, teksa tashmë i takon De Rossit të sjellë konfirmime dhe t’i bëjë tifozët të mendojnë se shkarkimi i portugezit mund të mos ketë qenë aq gabim i madh…

 

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...