Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Tifozët e St Etienne shkaktojnë kaos, gjyqtari ndërpret përkohësisht ndeshjen

Futbolli francez vazhdon të përjetojë akte që nuk kanë të bëjnë aspak me normalitetin. Ndeshja mes St Etienne dhe Monacos u ndërpre nga gjyqtari në minutën e 67-të, kur miqtë po kryesonin 1-3 (Khazri 42’ pen./ Ben Yedder 23’, Volland 25’, Kolodziejczak 61’ aut.)

Arsyeja e këtij vendimi ishte sjellja aspak korrekte ultrasve të skuadrës vendëse, që të pakënaqur nga rezultati dhe ecuria e ekipit të tyre, që renditet në vendin e 18-të dhe rrezikon rënien, hodhën fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike, duke e bërë të pamundur vijimin e mëtejshëm të sfidës. Është e disata herë në këtë sezon që ndodh ndërprerja e takimeve të Ligue 1 për shkak të sjelljes së papranueshme të tifozëve, duke vënë alarmin tek autoritet.

Vetëm pasi situata në tribuna u qetësia, zyrtarët e ndeshjes vendosin që skuadrat të riktheheshin në fushë për të luajtur minutat e mbetura. Monaco shënoi një tjetër gol në minutën e 77-të, duke fituar thellë 1-4.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...