Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tifozët e Tottenham sulmojnë Paraticin: Po punon për interesat e Juventusit

Ardhja e Dusan Vlahovic ka krijuar një “gropë financiare” te Juventusi, që do të provojë të shesë futbollistët që nuk bëjnë pjesë në priojektin e Allegrit, për të sistemuar sadopak bilancet dhe emrat me valixhet gati janë të shumtë.

Së fundi klubi që ka trokitur në dyert e bardhezinjve, është Tottenhami, që ka shfaqur interes konkret fillimisht për Dejan Kulusevskin dhe më pas për mesfushorin uruguaian Rodrigo Bentancour.

Por pikërisht dalja në skenë e emrit të këtij të fundit, ka shkaktuar një reagim mjaft të ashpër të tifozëve të Tottenhamit të rrjetet sociale, të cilët kanë akuzuar drejtorin sportiv se po punon për të sistemuar bilancin e Juventusit dhe jo për të mirën e “Spurs”.

Tifozët anglezë nuk kanë ngurruar të kujtojnë edhe të shkuarën e Paraticit, që u lancua si drejtor sportive pikërisht te Juventusi dhe kanë dalë kundër transferimit të dy futbollistëve bardhezi në Londër.

Sa i përket Kulusevskit, mediat italiane raportojnë se ka një akord paraprak për huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 35 milionë eurove në fund të sezonit, një shumë kjo mjaft e kënaqshme për torinezët, pasi suedezi u peshon vetëm 20 milionë euro në bilanc.

Ndërsa Bentancour është një emër që ka dalë në skenë vetëm në orët e fundit, megjithatë operacioni është bllokuar nga Massimiliano Allegri, i cili kërkon më parë një mesfushor tjetër për të zëvendësuar uruguaianin, duke qenë se nuk ka asnjë lojtar tjetër me cilësitë e tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...