Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tifozët festuan humbjen, tërbohet Postecoglu: Tottenham i brishtë

Tottenhami rezistoi vetëm një pjesë përballë Manchester Cityt, duel që e humbi 0-2. Disfata e katërt në gjashtë ndeshjet e fundit për skuadrën e Ange Postecoglu, që i tha lamtumirë objektivit për t’u kualifikuar në Champions.

Tifozët e Spurs e shijuan humbjen përballë ekipit të Pep Guardiolës, pasi gjëja e fundit që ata duan është të shohin Arsenalin kampion Anglie. Si pasojë e rivaliteti dhe “armiqësisë” së madhe që ekziston mes londinezëve.

 

Golat e Haaland u festuan nga tifozët vendas, diçka që Postecoglu e dënoi me ashpërsi në deklaratën pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:

“Unë mendoj se 48 orët e fundit zbuluan se themelet tona janë të brishta. Brenda dhe jashtë klubit, kudo. Vëzhgimet e mia ishin interesante, por vetëm kaq. Nuk mund të flas më shumë. E vlerësoni vetë atë që ndodhi…

Lexo edhe: 

Unë ndoshta e kam keqinterpretuar situatën në lidhje me atë që e konsideroj të rëndësishme për t’u bërë një ekip me mentalitet fituesi, por nuk ka problem. Unë jam këtu sepse dua vetëm të fitoj. Dua të kem sukses me Tottenhamin.

Nuk më interesojnë fare të tjerët, prioritetet apo objektivat e tyre. Unë e di se çfarë është e rëndësishme për të ndërtuar një skuadër fituese. Dhe dua të fokusohem vetëm në këtë aspekt. Por më duhet të bëj disa ndryshime”.

Lajme të tjera

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...