Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Tifozët i japin një “marsh” më shumë/ Më shumë se një milionë në San Siro, Inter fiton 80 milionë euro

Inter po funsksionin si një makineri perfekte në çdo aspekt sportiv këtë sezon. Skuadra është e para në kampionat me 12 pikë më shumë se Juventusi ndjekës, teksa ylli i dytë në fanellë është thjesht çështje matematikore. Nga ana tjetër, skuadra është e avantazhuar për të kaluar në çerekfinalen e Champions League pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë me Atletico Madrid.

Lexo edhe:

Por, të gjitha këto nuk do të ishin të pamundura, apo kaq të bukura pa prezencën e tifozëve. Në ndeshjen e radhës kundër Genoas, në San Siro numri i pjesëmarrësve në këtë sezon do të kalojë shifrën e një milionë spektatorëve teksa në këtë sezon mesatarja për ndeshje ka qenë 72.924.

Më shumë se edhe në vitin e “tripletës” së famshme, në atë periudhë mesatarja ishte 56.195 persona. Përkthyer në para, Inter deri në këtë çast të sezonit ka përfituar 80 milionë euro, një shifër e cila do të ketë vlerën e saj edhe në merkaton e radhës. Tifozët e kanë bërë detyrën e tyre, ashtu si skuadra, të paktën deri më tani.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...